Mesfushori brazilian Casemiro pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, me kontratën që i skadon në qershor. Bisedimet për rinovim nuk kanë sjellë rezultate, duke lënë të hapur të ardhmen e tij larg Old Trafford-it.
Megjithatë, Casemiro ka lëshuar një mesazh emocional për tifozët dhe klubin:
“Që nga dita e parë kur dola në këtë stadium të bukur, e ndjeva pasionin e Old Trafford-it dhe dashurinë që tani e ndaj me tifozët tanë për këtë klub të veçantë. Nuk është koha për të thënë lamtumirë. Ka ende shumë kujtime për t’u krijuar gjatë katër muajve të ardhshëm. Kemi ende shumë për të luftuar së bashku dhe fokusi im i plotë do të mbetet, si gjithmonë, që të jap gjithçka për suksesin e klubit. Once a Red, always a Red.”
Casemiro iu bashkua Manchester United nga Real Madridi me shumë pritshmëri, por sezoni aktual ka qenë i vështirë për lojtarin dhe skuadrën. Pavarësisht kësaj, braziliani synon të japë maksimumin deri në fund të sezonit dhe të krijojë kujtime të reja me tifozët dhe klubin.






