Bëmë një pyetje të thjeshtë dhe menjëherë lindi një tjetër: pse shqiptarët e kanë kosin gjithmonë në tavolinë? Nga dreka te darka, nga byreku te fli-ja, duket sikur asnjë ushqim nuk është i plotë pa një gotë kos anash.
Kosi ka qenë pjesë e tryezës shqiptare prej brezash dhe nuk është thjesht zakon, por kulturë. Në shumë familje, sidomos në zona rurale, kosi përgatitej vetë në shtëpi dhe konsiderohej ushqim i shëndetshëm, i freskët dhe i domosdoshëm për trupin. Edhe sot, kjo traditë vazhdon, qoftë në formën e kosit shtëpiak apo atij industrial.
Përveç shijes, shqiptarët e shohin kosin si “balancues” të ushqimit. Ushqimet e rënda, të yndyrshme apo pikante shpesh shoqërohen me kos, sepse besohet se e lehtëson tretjen dhe e bën vaktin më të përballueshëm. Madje, për shumëkënd, buka pa kos është thjesht… bukë e thatë.
Kosi është gjithashtu praktik, i lirë dhe i përshtatshëm për çdo moment të ditës. Një gotë kos mund të jetë mëngjes, shoqërues dreke apo zgjidhje e shpejtë kur s’ka kohë për gatim. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, shqiptarët janë kaq të lidhur me të.
Në fund të fundit, kosi nuk është vetëm ushqim – është pjesë e identitetit tonë në tavolinë. Dhe mesa duket, kjo “fiksim” s’ka ndërmend të ndryshojë.






