Cleveland Cavaliers kanë shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Charlotte Hornets, duke triumfuar me rezultatin 94:87 në ndeshjen e zhvilluar në Spectrum Center. Takimi u karakterizua nga një paraqitje tejet zhgënjyese e yllit vendas, LaMelo Ball.
Basketbollisti 24-vjeçar qëndroi 22 minuta në parket, ku regjistroi shtatë asistime dhe pesë ribaunde, por arriti të shënojë vetëm dy pikë, në një mbrëmje për t’u harruar sa i përket efikasitetit në gjuajtje.
Ball ishte i pasaktë në të gjitha 10 tentativat për tri pikë, ndërsa nga distanca për dy pikë realizoi vetëm një gjuajtje nga 14 përpjekje, duke dështuar në plot 24 gjuajtje nga loja.
Me një saktësi alarmante prej vetëm 6.7 për qind, LaMelo Ball hyri në mënyrë negative në historinë e NBA-së, pasi një statistikë e tillë nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë lojtar në ligë.
Cavaliers e kontrolluan ndeshjen që në pjesën e parë, duke ndërtuar një avantazh të ndjeshëm, ndërsa Hornets reaguan vetëm në minutat e fundit, duke e ngushtuar diferencën në shtatë pikë deri në fund të takimit.
Donovan Mitchell ishte më i dalluari për Cleveland me 24 pikë të realizuara, po aq sa shënoi edhe lojtari më efikas i Charlotte, Brandon Miller.
Pas kësaj fitoreje, Cleveland Cavaliers renditen në vendin e pestë të Konferencës Lindore me bilanc 25 fitore dhe 20 humbje, ndërsa Charlotte Hornets mbeten në pozitën e 12-të me 16 fitore dhe 28 humbje.
Kampioni në fuqi, si dhe lideri i Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder, ka vazhduar me fitore, pasi mposhti kësaj radhe Milwakuee Bucks me rezultat 122-102.
Si gjithmonë, ylli I skuadrës së Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu me 40 pikë e 11 asistime për në këtë fitore te rëndësishme.
Nga ana tjetër, Cole Anthony, u dallua me 17 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
E derisa Lideri I Konferencës së Lindjes, Detroit Pistons, ka realizuar fitoren e katërt radhazi, duke mundur kësaj radhe New Orleans Pelicans me shifrat 112-104.
Jalen Duren udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 20 pikë e 15 kërcime.
Derisa te skuadra humbëse, u dallua Saddiq Bey me 20 sosh.
Kujtojmë që Pelicanes renditen në vendin e e fundit të Konferencës së Perëndimit.






