3 C
Pristina
Wednesday, January 21, 2026

ZYRTARE: Ter Stegen largohet nga Barcelona dhe huazohet te Girona

Girona FC ka zyrtarizuar marrëveshjen e huazimit me FC Barcelona për portierin Marc-André ter Stegen, i cili do të veshë fanellën bardhekuqe deri në përfundim të sezonit aktual.

Gardiani gjerman largohet përkohësisht nga Barcelona pasi ka humbur statusin e titullarit, duke zgjedhur Gironën si destinacion për të siguruar vazhdimësi dhe minuta të rregullta në fushë. Ky hap shihet si vendim strategjik edhe në funksion të rikthimit të tij në Kombëtaren e Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Në moshën 33-vjeçare, Ter Stegen sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme. Karrierën e tij e nisi në akademinë e Borussia Mönchengladbach, ku debutoi në Bundesliga vetëm 18 vjeç, duke u afirmuar shpejt si një nga portierët më premtues në futbollin gjerman. Në vitin 2014 ai u transferua te Barcelona, ku nisi një kapitull shumë të suksesshëm të karrierës së tij.

Gjatë qëndrimit te klubi katalanas, Ter Stegen regjistroi 423 paraqitje zyrtare dhe ishte pjesë kyçe e një epoke të artë, duke fituar Ligën e Kampionëve, gjashtë tituj kampioni në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

I konsideruar prej vitesh si një nga portierët elitarë në nivel botëror, Ter Stegen dallon për lojën moderne me këmbë, refleksin e shpejtë, pozicionimin e saktë, sigurinë në dalje ajrore dhe leximin inteligjent të lojës, cilësi që pritet t’i japin Gironës një shtysë të rëndësishme në objektivat e saj sezonale.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA