Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 18.01.2026 rreth orës 11:00, kur është raportuar se një viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.






