Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka folur për ndeshjen kundër Juventusit,të cilën e fituan me rezultat 2:1 në derbin e fundjavës në Serie A.
Pas ndeshjes Rrahmani ka deklaruar se fitorja e napolitanëve ishte e merituar,dhe se 3 pikët janë tejet të rëndësishme.
“Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam”
Përndryshe Rrahmani shtoi se tani fokusi është në Ligën e Kampionëve,dhe beson se në fund do të arrijnë fazën e play-off-it.
Kujtojmë që Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në derbi kundër Juventusit,dhe nga faqja Sofa Score u vlerësua me notën 7.2 si ndër më të mirët e ndeshjes.







