Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 14-të të Series A,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.
Vëmendja pritet të jetë në stadiumin”Diego Armando Maradona”,ku kampioni aktual Napoli e pret Juventusin në derbin e kësaj fundjave.
Napolitanët synojnë ta fitojnë edhe derbin në mënyrë që të mbesin në garë për pozitën e parë në tabelë,teksa bianconerët do të tentojnë që të marrin 3 pikë në mënyrë që të hyj në garë për 4 pozitat e para në tabelë.
Ndeshja Napoli-Juventus pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.
Sa i përket ndeshjeve të tjera që do të zhvillohen në Itali Milan do të luaj në udhëtim kundër Torinos,kurse Inter e pret në Giuseppe Meazza ekipin e Comos.
Roma do të jetë mysafir i skuadrës së Cagliarit,kurse Lazio dhe Atalanta do të takohen kundër Bolognas respektivisht Veronës.







