Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi i ka reaguar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ka përdorur një gjuhë seksiste karshi saj.
Matoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lushtaku është më mirë të shkoj në prokurori e të deklaroj tokën e padeklaruar që siç tha “se ke deklaru kurrë prej vitit 2001”.
“Ju kanë ndalë terminalet, ju kanë ndal tenderat. E ka mujt Ramizi në Drenicë. E ka mujt Albini në Mitrovicë. E kanë mujt burrat, tash u kap me gra. Sami, nuk me tut mu e as nuk nuk lidhna për kërpeshi unë, qysh i sheh ti gratë. Ma mirë o mirë me shku në Prokurori me kallxu për qato 7 ari tokë që si kishe deklaru kurrë prej 2001, e tash i paske marrë 630 mijë euro banesa? Problemi i Kosovës janë qeto dallavere Sami, jo gratë”, ka shkruar Matoshi.







