Ylli francez Kylian Mbappe ishte protagonist në fitoren e Real Madrid-it kundër Olympiacos-it,ku arriti të shënoj hattrick në këtë ndeshje.
Mbappe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se a varet Real Madrid nga ai,dhe francezi thotë se skuadra nuk ka nevojë për këtë gjë.
“Secili në skuadër ka detyrën e vet. Detyra ime është të shënoj gola, por pa shokët e ekipit nuk do të fitonim. Çdo skuadër ka lojtarë që duhet të bëjnë punën e tyre, por nuk mendoj se ekziston ndonjë varësi këtu.”
Përndryshe Mbappe shton se kjo është më shumë një sajesë që bëjnë gazetarët,dhe se një gjë të tillë nuk dëshiron ta dëgjojë nga askush.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:3 kundër Olympiacos,dhe gjendet në pozitën e 5-të në renditjen e Champions me 12 pikë.







