Policia e Kosovës ditë më parë pati hapur tender për të furnizuar me uniforma zyrtarët e Njësisë së Biçikletave.
Megjithatë një tender i tillë nuk është arritur të finalizohet me kontratë, kjo pasi një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik, ka kërkuar anulimin e këtij aktiviteti.
Në njoftim nga E- prokurimi bëhet e ditur se për të njëjtin tender ka aplikuar vetëm një operator ekonomik.
Për një furnizim të tillë, nga buxheti janë ndarë hiç më pak se 125,980.00 euro.
Tutje, në njoftimin për këtë tender u patën specifikuar detajisht kërkesat rreth uniformave.
“Lënda e kontratës ka të bëjë me furnizim me Pantollona të gjatë, pantolona të shkurtër,fanela të bardha (polo), dorëza për biciklista, helmeta ,syza të diellit të polarizuara,patika për biciklistë,dhe Xhaketë (jakne)verore –për njësinë e bicikletave sipas nevojave te autoritetit kontraktues”.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse policia e Kosovës, do të shpall një ri-tender për këtë furnizim.








