spot_imgspot_img
spot_img

Përplasje e rëndë në KPK, Kelmendi: Po tentohet kapja e Këshillit, ka një plan për shkarkimin tim

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi është përplasur me zëvendëskryesuesën e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli, pas propozimit të saj për vendosjen në rend të ditës të shkarkimit nga detyra të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit.

Pasi Grantolli propozoi shkarkimin e u.d. të Kryeprokurorit, Kelmendi tha se ekziston një plan për shkarkimin e tij.

“Sot, nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim i saj, të cilin kjo e lexoi por nuk e di kush ia ka shkruar. Ndoshta ia ka shkruar ai që është zëdhënësi i tyre në media”, tha Kelmendi.

Kelmendi e akuzoi Grantollin se është pjesë e një grupi të interesit që ka planifikuar shkarkimin e tij.

“Ju keni konflikt të pastër interesi me mua. Nëse kërkesat e juaja nuk aprovohen nga ana ime, ju jeni në konflikt të pastër interesi me mua”, u lëshua Kelmendi në akuza ndaj Grantollit.

Sipas Kelmendit, ekziston një plan për shkarkimin e tij.

“Ky është plan sepse dëshirojnë ta kenë një njeri të cilin kanë interes ta kenë. Dëshirojnë ta kenë njeriun i cili dje në seancën ku jam ftuar si dëshmitar, ai ka qenë dy herë për të shikuar mirë a kam qenë unë, për të dëgjuar a po flas, çka po flas”, tha Kelmendi. “Ju e dini të gjithë, unë kam dhënë një deklaratë dje në cilësinë e dëshmitarit për një rast shumë të rëndësishëm të Kosovës. Kjo është një lojë e një grupi të cilin e përfaqëson zv/kryesuesja”.

Jehona Grantolli, zëvendëskryesuese e Këshillit Prokurorial, tha sot se kërkesa për shkarkimin e Kelmendit vjen pas zhvillimeve të fundit dhe përfshirjes së Kelmendit në një aferë publike rreth së kaluarës së tij.

Kelmendi, të mërkurën dëshmoi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit për rastin e masakrës së Reçakut. Ai, në një konferencë për media të mërkurën, e ka pranuar se ka punuar deri në vitin 1999 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në pozitën e bashkëpunëtorit profesional.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA