Mëngjesin e sotëm, një zjarr ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, i cili bëri të ditur se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përfshirë një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.







