Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se seanca e sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, duke konfirmuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.
Zemaj ka thënë se kjo seancë është pjesë e lojërave politike të VV-së.
“Sot po provohet ta quajmë treni i fundit, një seancë plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm që Kurti dhe VV-ja të zhveshet nga përgjegjësia e dështimit të saj. Kanë përfshirë projektbuxhetin, marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë proces të mirëfilltë e jo improvizime. LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. VV-ja po tenton të përdorë institucionet si instrument i lojërave të tyre politike. E njëjta logjikë u pa edhe me mandatarin”, tha Zemaj.
Në seancë ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë as PDK, AAK dhe Nisma.







