Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para tre ditësh në Turqi ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.
Vdekja e tij erdhi krejt papritur pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.
I riu shqiptar kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.
Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.
Rama u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor pasi u dërgua në emergjencë.
Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.
Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.







