Janë zhvilluar ndeshjet tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur skuadrën e LA Lakers në shtëpi,dhe atë me rezultat bindës 121:92.
Më i miri tek Thunders ishte ylli Shai Gilgeous Alexander që realizoi 30 pikë,9 asistime e 5kërcime,teksa kontribut dha dhe Isaisah Joe me 21 pikë e 5 asistime.
Ndërkohë në anën tjetër tek Lakers më i miri ishte Luka Doncic me 19 pikë,7 kërcime e 7 asistime,teksa kontribut dha dhe Dalton Knecht me 16 pikë si dhe Rui Hachimura dhe Austin Reaves me 13 pikë secili.
Kujtojmë që Oklahoma City Thunder gjendet në pozitën e parë në konferencën perëndimore,teksa LA Lakers pozicionohet në pozitën e pestë.







