Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri González, po i afrohet rikthimit pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë. Sipas raportimeve të Diario Sport, procesi i rikuperimit të tij po ecën shumë mirë dhe lojtari mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Betis më 6 dhjetor.
Kthimi i Pedrit do të jetë një lajm i shkëlqyer për trajnerin Hansi Flick, i cili ka vuajtur mungesën e mesfushorit kreativ në ndeshjet e fundit.
Barcelona shpreson ta ketë 21-vjeçarin në formë të plotë për fazën e ngjeshur të dhjetorit, ku ekipi katalanas synon të ruajë ritmin në garën për titull në La Liga dhe të mbyllë me sukses fazën e grupeve në Champions League.







