Mesfushori dhe kapiteni i Sunderland-it Granit Xhaka,ka folur për ndeshjen të cilën skuadra e tij e luan kundër Arsenal-it në Premierligë këtë fundjavë.
Xhaka duke folur për takimin kundër ish-skuadrës së tij ka thënë se Arsenal është skuadër tejet e fortë,por thotë se ndaj liderëve të Premiership-it do të japin më të mirët.
Përndryshe Xhaka thotë se ndaj Arsenalit është një ndeshje veçantë,dhe se shpreson që ta shijoj deri në fund,si dhe thotë se askush nuk e mendoj se Sunderland do të ishte aq lartë në tabelë.
“Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”
Kujtojmë që Granit Xhaka në 10 ndeshje të zhvilluara për Sunderlandin ka arritur të shënoj 1,si dhe dhuroi 3 asistime në 900 minuta të luajtura







