Është dilema që shfaqet çdo vit në fillim të sezonit vjeshtë-dimër: si t’i përditësojmë veshjet pa shpenzuar shumë, por pa anashkaluar edhe copat e mira nga vitet e kaluara?
Zgjidhja e vitit 2025 është befasuese në thjeshtësinë e saj: jakat që bëjnë deklaratë.
Jakat e larta, me fjongo, të shkëputshme, të mëdha, të zbukuruara po rikthehen për të transformuar garderobën dimërore. Po aq tërheqëse janë edhe ato që krijojnë kontrast të këndshëm me pjesën tjetër të veshjes, qoftë në ngjyrë apo në material.
Për një shembull të mirë, mjafton të shohim Princeshën e Uellsit, e cila së fundmi u shfaq në një angazhim mbretëror me një pallto gri nga Jigsaw dhe pantallona të drejta në të njëjtën nuancë. Dukej si një shenjë e qartë se sezoni i toneve neutrale kishte mbërritur – por kishte një kthesë elegante: një këmishë rozë e butë Burberry me fjongo, që dilte me hijeshi nën pallton gri dhe i jepte freski të gjithë pamjes.







