Sipas gazetarit të njohur për lajmet e transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në vitin 2026, përveç nëse ndodh ndonjë surprizë e papritur në momentet e fundit.
“David Alaba do të largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë në 2026, përveç nëse ndodh diçka e papritur.”- shkruante në llogarin zyrtare të Romanos në Facebook.
Kontrata e Alabës me “Los Blancos” skadon pikërisht në verën e vitit 2026, dhe sipas burimeve të Romano-s, klubi nuk ka ndërmend ta rinovojë në këtë fazë. Vendimi është marrë pas disa diskutimeve të brendshme në klub, teksa Reali po planifikon një ristrukturim gradual të mbrojtjes, duke i hapur rrugë talenteve të rinj që pritet të marrin më shumë hapësirë në vitet në vijim.
Alaba iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Bayern Munich si transfer i lirë dhe që atëherë ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke fituar trofe të shumtë përfshirë La Ligën, Champions League dhe Superkupën Evropiane.
Në moshën 33-vjeçare, ai pritet të ketë oferta nga disa klube elitare europiane dhe nga MLS, me të ardhmen e tij që tashmë po bëhet një nga temat më të nxehta në tregun e ardhshëm të transferimeve.