spot_imgspot_img
spot_img

NGA 1 TETORI FILLON VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Nga e mërkura, në Kosovës fillon zyrtarisht vaksinimi kundër gripit sezonal.
Qytetarët mund ta marrin këtë shërbim falas në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta që kanë njësi të vaksinimit.
Xhevrije Canolli, mjeke familjarë ne QKMF në Prishtinë thotë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij procesi,transmeton ATV.

“Jemi furnizuar dhe i kemi shpërndarë në të gjitha qendrat ku do të organizohet procesi i vaksinimit. Në fillim është interesimi më i madh. Vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 11 mijë qytetarë,tha Canolli”.

Të përgatitur për ketë proces janë edhe stafi mjekësore i QKMF-së në Mitrovicë,transmeton ATV.

“QKMF në Mitrovicë i ka marrë 2,500 doza nga IKSHPK-ja.Vitin e kaluar e kemi pasur të njëjtën sasi dozash dhe kemi administruar rreth 2,258 doza brenda sezonës,tha Sylejmani”.

Ndërsa ne qytetin e Klinë, dozat e vaksinës priten që të arrijnë gjatë ditës së martë, transmeton ATV.

“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet në bashkëpunim me IKSHPK-në. Vaksinat priten të arrijnë sot,zakonisht çdo vit vaksinohen afër 2 mijë qytetarë,tha Bojaj”.

Vetë qytetarët e vlerësojnë rëndësinë e vaksinës kundër gripit sezonal, transmeton ATV.

“Unë vazhdimisht e praktikoj marrjen e vaksinës kundër gripit. Tek unë ka pasur ndikim pozitiv,tha Krasniqi”.

“Po e marr që prej 4-5 vitesh. Jam pensionist dhe e mira e saj është se ofron njëfarë mbrojtjeje, sado pak, për moshën tonë – që t’i përballojmë më lehtë këto viruse të ndryshme, tha Abazi”.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigjje për ATV-në thanë se furnizimi është bërë në bazë të kërkesës së qendrave nëpër komuna, transmeton ATV.

“Të gjitha QKMF-të janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Shpërndarja është bërë në bazë të kërkesës së secilës komunë, duke siguruar që dozat të jenë të përqendruara në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me nevojat lokale”.

Përveç të moshuarit, rekomandohet që të vaksionohen edhe fëmijët me imunitet të dobësuar, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike. Simptomat më të zakonshme të gripit janë ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA