Sulmuesi Erling Haaland po vazhdon me formë fantastike tek Manchester City.
Me golin e shënuar ndaj Arsenalit Haaland arrin shifrën e 91 golave në Premierlligë,duke barazuar me bashkëkombasin e tij Ole Gunnar Solskjaer i cili poashtu ka 91 gola.
Përndryshe ish sulmuesi legjendar i Manchester United ishte lojtari i vetëm norvegjez me së shumti gola të shënuar në Premiership,të cilën e arriti përgjatë 11 viteve në “Old Trafford”.
Ndërkohë Haaland me formën që po e kalon aktualisht mund të parakalojë Solskjaer sa i përket numrit të golave,dhe njëherësh mund të shkruajë një faqe të re në futbollin anglez.
Kujtojmë që Erling Haaland ka shënuar 7 gola në të gjitha garat me Manchester City-in këtë sezon.