Tefik Mustafa dënohet me një vit burgim në Serbi, reagon familja: U dënua veç pse është shqiptar

Gjykata e Lartë në Beograd e ka dënuar me një vit burgim shtetasin e Kosovës, Tefik Mustafa, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tre policëve serbë më 19 qershor 1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Pas shpalljes së verdiktit përfundimtar në lidhje me këtë çështje gjyqësore, më 28 shkurt 2025, kanë reaguar familjarët e Mustafës. Ata thanë se Mustafa u dënua nga autoritetet serbe, vetëm pse ai i takon nacionalitetit shqiptar.

Mustafa u arrestua nga autoritetet serbe më 1 qershor 2024 dhe iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes.

Arrestimi i tij ishte kundërshtuar nga autoritetet e Kosovës, të cilat e cilësuan atë si arbitrar dhe patën kërkuar ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i arrestimeve të shtetasve të Kosovës nga Serbia nën dyshimet për krime lufte.

Në vitet e fundit, disa persona janë ndaluar dhe akuzuar për ngjarje që datojnë nga lufta e viteve 1998-99, ndërsa autoritetet kosovare i kanë konsideruar këto veprime si të motivuara politikisht. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

​Parashikimi i motit për vikend

spot_img

LAJME TË TJERA