Katër të mitur përleshen mes vete në Drenas, tre ndodhën në mbajtje, njëri në QKUK

Katër djem të mitur kanë pësuar lëndime pas një përleshje midis tyre ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.

Të gjithë ata fillimisht u dërguan në QKUK për trajtim mjekësor, por tre prej tyre më pas u intervistuan dhe u arrestuan, ndërsa i katërti vazhdon trajtimin në QKUK.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

“Gllogoc / 27.02.2025 – 13:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje  ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe  në përkujdesje  të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24-orësh.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA