Dyshime për keqpërdorim të pozitës, ndalohet kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi

Përgatiti: Ardiana Jashari

Janë ndaluar për 48 orë Hekuran Nikçi Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës si dhe Naim Shalaku u.d menaxheri i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera.

Vendimi u mor pasi dy të dyshuarit u intervistuan për disa orë nga Sektori për Hetime Financiare.

“Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Hekuran Nikçi për më shumë se dy vjet ishte në pozitën e Kryeinspektorit të Punës. Ai u emërua me vendim në këtë pozitë, për çka Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Supremja, konstatuan se ky emërim ishte i jashtëligjshëm, pasi duhej të shpallej konkursi.

Edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil kishte konstatuar se emërimi i Nikçit ishte i paligjshëm.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA