Jozi përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Një ofendim skandaloz ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një nga banorët, Jozi, përdori shprehje shumë fyese dhe denigruese ndaj Gjestit.

Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ruajtur durimin dhe qetësinë, shprehu shqetësimin e tij të thellë për fjalët që i ishin drejtuar. Ai theksoi se nuk e priste një ofendim të tillë, duke e konsideruar atë një sulm të pamatur dhe të padrejtë ndaj tij dhe vendit të tij.

Kjo situatë shkaktoi tensione të mëdha brenda mureve të shtëpisë, por edhe duke nxitur një reagim të fuqishëm nga publiku dhe figura të njohura.

Jul Deda, e cilësoi deklaratën si “një gjë shumë të rëndë, një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike dhe poshtër.” Ai theksoi se Gjestin e përfaqësonte një familje që kishte kontribuar për lirinë e Kosovës, duke sakrifikuar shumë, dhe se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kishin dhënë gjithçka për të çliruar atë vend.

Reagime të tjera të ashpra nuk munguan, ku aktorja Yllka Gashi dhe Cun Lajci ishin vetëm disa nga fytyrat publike që dolën në mbështetje të Gjestit, duke shprehur dëshpërimin e tyre për fjalët e rënda të Jozit.

Pas ngjarjes, produksioni i Big Brother VIP Albania ndërhyri ende pa kaluar 24 orë, duke përjashtuan Jozin për ofendimin e bërë ndaj Gjestit./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA