Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës shqipe.
Rama ka bërë me dije se se gjuha shqipe nuk është një çështje e gjykatës Kushtetuese.
“Tani këtu si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe, e cila në momentin që sot flasim është në një kontest të pa kuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatat Kushtetuese të vendeve tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike”, ka thënë Rama, duke dhënë detaje tjera.
“Them të përkohshme sepse partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë e herë në anën tjetër, herë kanë shumë gjera në dorë e herë nuk kanë asgjë në dorë, por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar jo vetëm ta mbaj bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqej një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës në mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve”, ka thënë Rama.
“Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike, të cilët tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite me parë Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti bashkë më të tjerët, por unë këta kam si dy koka të shqiponjës së Ohrit, ku vendos në piketat e bashkëvendosjes paqësore e shetetndërtimit evropian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Dhe nuk u vendos nga Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbër Xhaferi dhe të vendosur në Male nga Aliu, dhe maqedonasve”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë la të kuptohet se i beson Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës.