Disa lajme që po qarkullojnë në internet tregojnë se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe Michelle Obama po përballen me vështirësi në martesën e tyre. Shumë burime pretendojnë se çifti ka kaluar në një ndryshim të madh në jetë, ku janë vetëm “miq” pas më shumë se tre dekadash martesë.
Por, tjetër cka po flitet është se ish-presidenti tashmë ka lidhje dashurie me aktoren e Hollyëood-it, Jennifer Aniston.
Raportimet për mosmarrëveshje mes Michelle dhe Barack Obama filluan kur Michelle mungoi në disa paraqitje publike përkrah Barack-ut, gjë që nuk ka ndodhur më herët.
Për më tepër, thashethemet për një lidhje romantike mes Barack-ut dhe Jennifer-it i sa shkojnë e rriten. Dhe, interesante është se këto spekulime nuk janë të reja. Vite më parë, revista InTouch publikoi një artikull me titullin “E vërteta për Jen dhe Barack!” duke përshkruar thashethemet për marrëdhënien e tyre.
Thashethemet u rikthyen pasi u tha se Barack dhe Aniston u takuan shkurtimisht në një event në Hollyëood në vitin 2007. Megjithatë, Aniston e ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje romantike, duke thënë: “E kam takuar vetëm një herë. Në fakt, e njoh Michelle-in më mirë se Barack-un.”
Sipas një raporti nga Radar Online, marrëdhënia mes Obamave është tensionuar vitet e fundit. Disa burime të brendshme pretendojnë se çifti dikur i qëndrueshëm ka humbur shkëlqimin dhe thashethemet për Jennifer Aniston vetëm sa i kanë përkeqësuar tensionet.
Thuhet se Michelle është ndjerë e lënduar nga zhurma mediatike rreth akuzave, të cilat, sipas disa burimeve, kanë kontribuar në sfidat e tyre martesore. Mungesa e Michelle-it në ngjarje mjaft të rëndësishme, duke përfshirë inaugurimin e Donald Trump-it, është interpretuar si dëshmi e ndarjes mes tyre. Megjithëse zyra e saj e ka justifikuar mungesën me konflikte të orareve dhe mospëlqimin për Trump-in.
Më herët, Michelle ka folur hapur për uljet dhe ngritjet e marrëdhënies së tyre. Në vitin 2022, ajo pranoi se kishte periudha kur “nuk mund ta duronte” bashkëshortin e saj, veçanërisht gjatë sfidave të rritjes së vajzave të tyre.
Megjithatë, pavarësisht të gjitha thashethemeve dhe spekulimeve, Barack dhe Michelle Obama mbeten një nga çiftet më të pëlqyer. Ata kanë vazhduar të punojnë së bashku për projekte të rëndësishme, duke përfshirë fondacionin e tyre dhe angazhimet publike, ndërsa mbajnë fokusin te familja dhe trashëgimia e tyre e përbashkët.