Meriton Mjekiqi, ish-banori i Big Brother VIP, ka ndarë së fundmi reflektime mbi përvojën e tij brenda shtëpisë së famshme. Ai foli për të mirat dhe të këqijat që i ka sjellë ky rrugëtim, si dhe për vendimet e tij personale që kanë ngjallur kureshtje te publiku.
Sipas Meritoni, pjesëmarrja në Big Brother VIP ka pasur ndikime pozitive në personalitetin dhe mënyrën e tij të jetesës. “Ka më shumë pika që më ka bërë mirë sesa keq. Më bëri të njoh veten në shumë ngjyra dhe në formatin e Meriton Mjekiqit,” u shpreh ai.
Një nga përfitimet kryesore që ai përmendi ishte përmirësimi i aftësisë për t’u përqendruar dhe qetësia emocionale. “Kam qenë ndoshta më impulsiv më parë. Brenda mësova të jem më i përqendruar dhe më i qetë. Për më tepër, shqisa e dëgjimit më është perfeksionuar, ndoshta nga jeta pa telefon dhe mënyra e jetesës atje.”
Në lidhje me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni qartësoi disa keqkuptime që kanë qarkulluar.
Ai shprehu vlerësimin e tij për kohën që ka kaluar me Ilnisën, duke e falënderuar për respektin e ndërsjellë mes tyre. “Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? “Nuk kemi kontakt dhe nuk dua të tregoj arsyet, për shkak të respektit ndaj saj dhe privatësisë së saj si nënë dhe si pjesë e një familjeje të mrekullueshme.”