Kader Kicaj zbulon mesazhet e Lumbardh Salihut

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në muajin maj të vitit të kaluar. Pavarësisht se fillimisht lidhja e tyre dukej e fortë, duke u nisur nga fakti se ata u njohën dhe u lidhen brenda një reality shoë, dinamika e tyre ndryshoi drastikisht pas ndarjes. Të dy vendosën të largonin njëri-tjetrin nga rrjetet e tyre sociale, duke fshirë gjithashtu çdo kujtim fotografik që i lidhte ata si çift.

Lidhja e tyre kishte kaluar në një nivel të konsiderueshëm serioziteti përpara ndarjes. Gjatë kohës sa ishin bashkë, të dy u përkushtuan për të njohur familjet e njëri-tjetrit. Megjithatë, kjo nuk arriti të mbijetonte, dhe vendimi për ndarje ishte përfundimtar.

Ngjarjet u rikthyen në vëmendje këtë javë pas një interviste që dha Lumbardh Salihu. I pyetur nga gazetari në lidhje me faktin nëse i kishte uruar ditëlindjen ish-të dashurës së tij, Kader Kicaj, ai deklaroi: “Jo, mendova që nuk është mirë t’i hyj në privatësi të një njeriu që jemi ndarë rrugët dhe kam respekt.”

Kjo deklaratë dukej e qetë dhe e matur, por situata mori një kthesë të papritur kur Kaderi publikoi një screenshot të një bisede private, ku Lumbardhi i kishte uruar ditëlindjen. Mesazhi i tij ishte: “Gëzuar ditëlindjen. Uroj që kjo ditë të jetë plot gëzim, dashuri dhe momente të bukura për ty. Gjithë të mirat për ty sot dhe gjithmonë.”

Publikimi i kësaj bisede ndezi një reagim nga ana e Kaderit, e cila e quajti situatën një “episod viktimizimi dhe gënjeshtrash të hapura.” Ajo u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që përjetonte diçka të tillë nga Lumbardhi, por shtoi se duhet të ishte hera e fundit. “Dikush që pretendon të hyjë në politikë dhe të fitojë besimin e njerëzve, nuk mund të lejojë vetes të ndërtojë rrugën e tij mbi gënjeshtra dhe për gjërë bazike, si një urim ditëlindjeje. Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun duke vazhduar të flasësh mbi emrin tim,” deklaroi ajo.

Kujtojmë se Lumbardhi është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse Kaderi vazhdon të jetë një modele mjaft e pëlqyer./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA