Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit, Zijadin Gashi.
Në telegram, ai ka thënë se e ka marrë me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Zijadin Gashit.
“Zijadini dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave të vështira kur fjala e lirë dhe guximi ishin më të domosdoshme se kurrë. Puna dhe angazhimi i palodhshëm dhe i pandalshëm, janë dëshmi e trashëgimisë së tij të vyer profesionale dhe njerëzore”.
“Në këto çaste të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbesin gjithmonë shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe guximit të tij si gazetar e si veprimtar i vendit tonë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Zijadin Gashi!”, ka thënë Abdixhiku në telegram.
LEXONI EDHE: