Lajme pozitive vijnë mëngjesin e sotëm për Edoardo Bove pasi nata shkoi mirë dhe lojtari i Fiorentinës është këndellur pas gati 13 orësh.
Edoardo është zgjuar, i vetëdijshëm dhe ai po iu përgjigjet pyetjeve, thonë burimet spitalore të cilat gjithashtu raportojnë se nuk ka dëmtim të trurit ose zemrës për Edoardon, raporton gazetari Fabrizio Romano, përcjellë KosovaPress.
Bover kolapsoi në fushë gjatë ndeshjes ndërmjet Fiorentinës dhe Inter e cila u ndërpre në minutën e 18-të. Ai u dërguar me urgjencë në spital, derisa tifozët dhe lojtarët në fushë mbetën të shokuar.