Sean “Diddy” Combs është përfshirë në një tjetër proces gjyqësor.
Sipas raportimit të TMZ të shtunën, Diddy akuzohet për varjen e një gruaje mbi një ballkon në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura, në vitin 2016.
Bryana “Bana” Bongolan ka ngritur një padi kundër Combs këtë javë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke paditur themeluesin e Bad Boy Records për sulm seksual dhe privim të paligjshëm të lirisë, ndër të tjera.
Sipas burimit, Bongolan pretendon në dokumentet gjyqësore se ajo po qëndronte në apartamentin e Ventura-s në kohën e incidentit të dyshuar.
Ajo pohon se Combs kishte shkuar në apartament vonë një natë dhe kishte filluar ta ngacmonte atë.
Kur Bongolan përpiqej të refuzonte qellimet e tij të pretenduara, ajo thotë se Combs e mbajti mbi ballkonin, i cili ishte në katin e 17-të.
Më tej, ajo pretendon se artisti i këngës “I’ll Be Missing You” e tërhoqi atë përsëri brenda dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke e përplasur në mobiliet e verandës.
Bongolan po kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga Diddy.
“Combs mohon me vendosmëri këto akuza të rënda dhe mbetet i bindur se ato do të provohen të pabaza,” tha ekipi i Combs në një deklaratë për Page Six.
“Ai ka një besim të palëkundur në faktet dhe në drejtësinë e procesit gjyqësor. Në gjykatë, e vërteta do të dalë në dritë, duke treguar se akuzat kundër Combs janë të pabaza.”