Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi, ka njoftuar se do të ketë prurje të reja në Kombëtaren të cilën ai e drejton.
Në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, Maliqi theksoi se kjo është një mundësi për të fuqizuar më tej Kombëtaren U19.
“Lojtarët që do t’i bashkohen Kombëtares do të jenë të lindur në vitin 2007 dhe 2008, dhe janë lojtarë shumë cilësorë,” deklaroi Maliqi për A PLAY në ATV.
Intervistën e tij ekskluzive mund të shikoni në linkun e më poshtëm.