Mbrëmë rreth orës 19:00, një shpërthim i qëllimshëm dëmtoi rëndë kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në fshatin Varage të Zubin Potokut. Ky kanal është jetik për furnizimin me ujë të disa qyteteve të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.
Pas incidentit, Kryeministri Albin Kurti mbajti një konferencë të jashtëzakonshme, duke e cilësuar sulmin si akt terrorist që synon destabilizimin e vendit dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike. Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të furnizimit me ujë dhe energji elektrike për qytetarët e prekur.
Pamje të reja nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga ATV, tregojnë ekipet teknike të Ibër-Lepencit dhe KEK-ut duke punuar intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. /atvlive.tv