Sveçla jep detaje nga sulmi terrorist, thotë se u përdorën 15 kilogramë eksploziv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt terrorist që ka dëmtuar seriozisht një pjesë të infrastrukturës kritike të Kosovës, raporton ATV.

“Si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, e cila është cilësuar si infrastrukturë kritike, është dëmtuar seriozisht. Nuk dihet ende sasia e saktë e eksplozivit, por sipas ekspertëve të Policisë së Kosovës, të cilët pritet të ndihmohen edhe nga ekspertë të KFOR-it, flitet për rreth 15 kilogramë eksploziv,” deklaroi Sveçla.

Ministri njoftoi se aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Për momentin, po shfrytëzohen rezervat ekzistuese, ndërsa ekipet teknike të Ibër-Lepencit dhe KEK-ut po punojnë për sanimin e dëmeve për të rikthyer furnizimin normal me ujë, të nevojshëm për funksionimin e turbinave të termocentraleve Kosova A dhe B.

“Ky kanal furnizon një zonë të gjerë, përfshirë Zubin Potokun, Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Vushtrrinë, Drenasin, një pjesë të Prishtinës dhe të gjithë Fushë Kosovën. Qëllimi tashmë është i qartë: defunksionalizimi i jetës në këtë rajon, pamundësimi i shërbimeve elementare dhe shkaktimi i frikës në masë,” shtoi Sveçla.

Ministri e konsideroi këtë sulm si mesazh kundër paqes dhe një veprim të qëllimshëm për të destabilizuar jetën në Kosovë. Ai e quajti këtë aktin më të madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Ky është një mesazh për gjithë Kosovën dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, se elementet terroriste nuk dëshirojnë që paqja të sundojë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Ata tashmë po deklarojnë se nuk do të ndalen,” përfundoi Sveçla. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA