Shpërthimi në Ibër Lepenc rrezikon furnizimin me ujë të termocentralit Kosova ‘B’ – Zjarrfikësit në gjendje gatishmërie

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPASS të ATV-së, gazetari Arian Hajdaraj raportoi nga termocentrali Kosova ‘B’, ku situata po monitorohet gjendja me kujdes pas shpërthimit të gypit kryesor të kanalit të Ibër-Lepencit.

Sipas Hajdarajt, deri tani katër vetura zjarrfikësish kanë mbërritur në termocentral dhe janë në gjendje gatishmërie, ndërsa burime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) konfirmojnë se aktualisht nuk ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Megjithatë, ai tregon se tre kamionë zjarrfikësish kanë qenë në gatishmëri për më shumë se një orë, për shkak të shqetësimeve se furnizimi me ujë mund të ndërpritet.

“Për momentin, nuk ka ndërhyrje emergjente, por furnizimi me ujë për termocentralin Kosova ‘B’, që vjen nga liqeni i Ujmanit, është në rrezik për shkak të shpërthimit. Nëse problemi nuk zgjidhet shpejt, furnizimi mund të ndërpritet nga momenti në moment ose në ditët në vijim, duke rrezikuar ftohjen e tubave dhe prodhimin e energjisë elektrike,” raportoi Hajdaraj.

Për më shumë detaje mbi zhvillimet e fundit pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, mund të shikoni videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA