Gazetari Armand Hoti, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin COMPAS në ATV, përshkroi atmosferën festive në Prishtinë në 28 Nëntor, duke përmendur pjesëmarrje të madhe të qytetarëve si dhe aktivitete të ndryshme për Ditën e Flamurit.
“Qytetarët kanë marrë tashmë festën në dorë përtej organizimeve zyrtare,” tha gazetari.
Ai raportoi për rrugët e mbushura me vetura dhe motorçikleta të dekoruara me flamuj, si dhe për lokalet e Prishtinës, të cilat ishin të mbushura dhe të zbukuruara për këtë festë rastin.
Në të njëjtën kohë, policia po kujdesej për të mbajtur rendin për shkak të incidenteve të vogla që mund të ndodhnin.
Më shumë detaje rreth festimeve të 28 Nëntorit në kryeqytet, e gjeni në videon më poshtë: