27 vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Po kaq shumë qytetarë Llausha pati edhe 27 vjet më parë, në ditën kur u varros mësuesi Halit Geci.

Atë ditë nëntori të vitit 1997, për herë të parë publikisht u paraqitën edhe ushtarët e UÇK-së, të cilët deri atë ditë askush s’i kishte parë.

Të gjitha këto ngjarje, Llausha i jetësoi me një memorial.

“Trimat e UÇK-së, me të hyrë në pozita, filluan gjuajtjet në të gjitha drejtimet dhe pas dy orësh, serbët tërhiqen mbrapa. E udhëhequr nga legjendari Adem Jashari, ushtarët e rinj u mblodhën në shtëpinë e mësuesit Sabit Geci. Dhe vendosën të dalin publikisht në skenë dhe të njoftojnë që lufta ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa. I tërë organizimi ishte bërë në detaje, ushtarët kishin marrë detyrat e tyre. Pas daljes në skenë, UÇK-ja fitoi njohje të gjerë dhe mbështetje brenda dhe jashtë popullit shqiptar” , tha Arbër Geci, ish-nxënës i Halit Gecit.

Ndërsa, sipas kryetarit të Skënderajt, Fadil Nura, memoriali është dëshmi e përkushtimit për të ruajtur trashëgiminë e luftës së fundit në Kosovë.

“Më 28 Nëntor, pikërisht në Ditën e Flamurit, vendosën të dalin publikisht, është ditë e kujtimit për ngritjen e flamurit, nga kryeheroi Skënderbeu, Ismail Qemali, që e ngriti në Vlorë. Është ditë kujtimi, dalja e UÇK-së 27 vjet më parë. Mujë Krasniqi ia fali veten e tij tokës së Kosovës, sot në mesin tonë i vetmi është Daut Haradinaj. Ky mbetet një moment historik për brezat e rinj”, tha Nura.

Ky memorial u financua nga Komuna e Skenderajt.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA