Motra akuzon vëllain për kanosje, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një grua ka denoncuar vëllain e saj në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut, për kanosje.

I dyshuari R.B. e kishte kanosur motrën e tij vetëm pse ajo punon në institucion shtetëror të Kosovës.

Edhe pse viktima ishte pjesë e kabinetit të Ilir Pecit, kryetari i Zveçanit thotë se deri tash nuk ka informacione lidhur me rastin.

Sidoqoftë, i dyshuari 27 vjeç, tashmë është në duart e policisë, dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se vazhdimisht kishte kanosur verbalisht motrën e tij, viktimën femër kosovare, për të njëjtën arsye, veç pse po punonte në institucion shtetëror të Kosovës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA