Gjatë orëve të vona të natës të martën në Komunën e Zveçanit janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit të Policisë.
Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Mirëpo, për këtë çështje, kryetari i kësaj Komune, Ilir Peci, ka reaguar ku ka thënë se e dënon ashpër aktin e shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në oborrin e policisë.
Ai tha se ky është një akt i papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.
Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit, përcjell Ekonomia Online.