Protesta e opozitës në Tiranë, 44 persona u shoqëruan në Polici

Pak pas mbylljes së protestës së Partisë Demokratike, e cila mbrëmë bllokoi pesë nyje kyçe të qarkullimit në Tiranë, mësohet se në komisariatet e Tiranës janë shoqëruar 44 persona.

A2 CNN ka raportuar se 18 të shoqëruar janë tek Komisariati Nr. 1, 5 persona të tjerë janë dërguar tek Komisariati Nr. 3 dhe 21 nga pjesëmarrësit në protestë ndodhen te Komisariati Nr. 6.

Opozita ka bllokuar për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë grumbullimet te Bashkia e Tiranës dhe sheshi Willson.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA