Nuk dihet se kur do të vazhdojë gjykimi për rastin në Banjskë

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Më 9 tetor, të akuzuarit për rastin në Banjskë u deklaruan rreth fajësisë, e gjykimi në këtë procedurë filloi zyrtarisht.

Pas kësaj seance, palët kishin 30 ditë kohë për t’i dorëzuar ankesat lidhur me provat, apo për të kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës së Speciales.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 javë prej kësaj dite, nga Themelorja nuk kanë treguar se në çfarë faze janë apo se kur mund të fillojë gjykimi.

Pas themelores, palët kanë të drejtë për ankesa në instancë tjetër.

“Pas përfundimit të afatit në themelore, palët i kanë edhe 10 ditë kohë për ankesë në apel…”, tha Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sidoqoftë, avokatët e palës së dëmtuar presin që gjykimi të vazhdojë sa më shpejtë.

Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerësohet se procedura është brenda afateve ligjore.

“Është duke u konfirmuar aktakuza. Pasi të konfirmohet përmbajtja e saj. Gjykata pastaj mund të vazhdojë me gjykimin…”, tha Shala.

Më 9 tetor, Dusan Maksimovic ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa Blagoje Spasojevic, Vladimir Tolic që ishin arrestuar me armë në duar, kishin vendosur të mos deklarohen fare. Të tre, bashkë me 41 të tjerët të cilët janë në liri, akuzohen për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA