Një grua 61-vjeçare bëhet nënë për herë të parë

Një grua 61-vjeçare nga Shkupi ka e lindur një foshnje të shëndetshme djalë pas 37 vjetëve përpjekje të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë, deklaroi të martën drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup (GAK), Irena Aleksioska Papestjev.

“Në botën e mjekësisë nuk ka më kufij, dhe mjekësia në Maqedoninë [e Veriut] mund të krahasohet me atë botërore. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me qelizën e saj vezore të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in-vitro në vendin tonë dhe shtatzënia është mbikëqyrur plotësisht këtu, ndërsa lindja është kryer në GAK”, tha Aleksioska Papestiev në një konferencë për shtyp.

Foshnja quhet Petar dhe sot, së bashku me të ëmën, kanë dalë nga spitali dhe janë kthyer në shtëpi, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Drejtoresha e GAK-ut tha se prindërit nuk hoqën dorë nga dëshira për ta pasur një fëmijë, nuk u dorëzuan para dështimeve, presioneve të mjedisit dhe paragjykimeve.

Nëna kishte pasur dhjetë fekondime in-vitro të pasuksesshme dhe dhjetë aborte spontane. Ajo kishte kryer edhe tri ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në GAK në Shkup.

Gjatë shtatzënisë, e cila u mbikëqyr me kujdes, ajo vuante nga tension i lartë dhe diabeti, por në fund gjithçka shkoi për mrekulli.

Babai, i cili është 65 vjeç dhe në pension, deklaroi se do të kujdeset për foshnjën.

Në rajon, gruaja më e moshuar që ka lindur është nga Serbia, por me një vezore të dhuruar. Në Indi, ekziston një rast i një gruaje që është bërë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA