Presidentja Osmani në Kolumbi, bën thirrje për angazhim në eliminimin e dhunës ndaj grave

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Kjo përkoi me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar urgjencën e adresimit të këtyre çështjeve globale.

Gjatë fjalimit të saj, Presidentja Osmani u shpreh se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë globale që kërkon veprime të përbashkëta dhe të menjëhershme.

“Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”, tha ajo mes tjerash.

Presidentja bëri thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar për ta parandaluar dhe për ta ndëshkuar dhunën seksuale si armë lufte, si dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e grave kudo në botë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA