Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.
Rutte, ka lavdëruar komandën turke të misionit KFOR në Kosovë, duke i thënë presidentit Erdogan se kontributi i këtyre trupave është kyç në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Deklarata u bë publike në një komunikatë për media nga NATO-ja, të hënën, kur Rutte vizitoi Turqinë.
Në komunikatë, thuhet se Rutte ka lavdëruar Turqinë për kontributin në Aleancën veri-atlantike, duke theksuar se Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe shpenzon më shumë se dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.
Rutte dhe Erdogan kanë folur edhe për luftën në Ukrainë.