Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se kontrabandonin municion nga Serbia

Dy persona janë arrestuar të hënën në mëngjes në Prizren, pasi, sipas Policisë së Kosovës, janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë, për poligonet e armëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon, janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gaz.

Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA