UNDP: Gjermania është destinacioni më i popullarizuar për kosovarët

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

32 për qind e të anketuarve, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, UNDP, kanë thënë se kanë udhëtuar drejt Bashkimit Evropian, që nga liberalizimi i vizave.

Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, pasuar nga Zvicra dhe Austria.

“Pastaj kemi vazhduar dhe kemi pyetur respodentët nëse konsiderojnë të migrojnë në BE pas liberalizimit të vizave, ku 64 për qind kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë që të shpërngulen në Evropë. Sidoqoftë kemi 9.8 për qind të respodentëve të cilët kanë deklaruar se planifikojnë që të shpërngulen”, tha Alisa Hasani, menaxhere e projektit në UNDP.

Sipas përfaqësuesve të UNDP-së, shifrat e larta të migrimit, duhet të jenë alarm për qeveritarët.

“Kjo analizë e pulsit publik do të ketë situatë në terren dhe gjithashtu të gjithë politikëbërësit në nivelin qendror dhe lokal, që të ketë masa të përshtatshme për ta zbutur potencialin”, tha Dudley Tartlton, përfaqësues i UNDP-së në Kosovë.

Statistikat e pulsit publik të UNDP-së, u kërkua të përdoren edhe nga institucionet e tjera.

“Arsyeja e dytë është që për këto çështje të kemi më shumë të dhëna për të vazhduar tutje se çka do të thotë një mundësi ekonomike, interesat e personave dhe institucioneve euroatlantike. Po ashtu, edhe të lidhjeve që janë në mbarë botën sesi Kosova mund të ketë avancim”, tha Alex Albertine, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it.

Të drejtën e udhëtimit pa viza në 29 vendet anëtare të zonës “Schengen”, qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë nga janari i vitit 2024, dhe mund të qëndrojnë 90 ditë brenda gjashtë muajsh për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, por jo edhe për punë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA