Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar

Ministria e Punëve të Brendshme sot mbajti takimin e parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar. Ky takim u organizua si pjesë e punës së përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe intensifikimin e veprimeve kundër krimit të organizuar, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në hapjen të takimit ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndër prioritetet kryesore luftimin pa kompromis të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zero tolerancë ndaj këtyre dukurive nuk është thjesht një politikë, por një qasje që synon angazhimin maksimal të çdo institucioni për të garantuar se askush nuk është mbi ligjin.

Sveçla shprehu mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për realizimin e qëllimit të përbashkët në luftën

Në përfundim, pjesëmarrësit riafirmuan angazhimin për përmbushjen e objektivave të Strategjisë dhe rëndësinë e harmonizimit të saj me politikat kombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të siguruar një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse në luftën kundër krimit të organizuar, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA