Taylor Swift emocionohet në skenë: Nuk e keni idenë se sa do të thotë kjo për mua

Taylor Swift u bë emocionale në Rogers Center teksa ishte në skenë për koncertin e gjashtë të Eras Tour në Toronto.

Këngëtarja u përpoq të mbante lotët e saj ndërsa publiku i dha asaj një ovacion prej disa minutash gjatë performancës së saj të “Champagne Problems”.

“Toronto, ne jemi në fund të këtij turneu, kështu që ju po e bëni këtë, nuk e keni idenë se sa do të thotë për mua’’ tha ajo.

“Për grupin tim, për ekuipen time dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kaq shumë nga kjo në këtë turne… Unë as nuk e di se çfarë po them më,” shtoi Swift.

Pasi këngëtarja e “Cruel Summer” fshiu lotët e saj, ajo bëri shaka se ky nuk ishte “as shfaqja e fundit” në turneun e saj, i cili përfundon më 8 dhjetor.

“Bendi im, ekipi im, të gjithë kolegët e mi , ne kemi dhënë shumë nga jeta jonë në këtë. Dhe ju keni dhënë aq shumë nga jeta juaj për të qenë me ne sonte dhe për të na dhënë atë moment që ne nuk do ta harrojmë kurrë, “i tha ajo audiencës.

Taylor Swift do të përfundoj turneun e saj, i cili filloi në mars 2023, me tre shfaqje në Vankuver muajin e ardhshëm.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA