Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga qëndrimi i saj në Itali gjatë kësaj jave.
Përveç fotove të ndryshme, ajo publikoi një video ku shfaqej ish-kunata e saj, këngëtarja Nora Istrefi, e shoqëruar me mbishkrimin “Shihemi së shpejti”. Ky detaj konfirmoi zërat që qarkullonin se dy këngëtaret janë duke finalizuar një bashkëpunim muzikor, edhe pse nuk kanë zbuluar asnjë informacion shtesë deri tani.
Lajmi ka ngjallur kureshtje të madhe, duke marrë parasysh historinë e ndërlikuar mes dy artisteve. Nora dhe Tuna kanë qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të marrëdhënieve të tyre familjare. Nora është ish-bashkëshortja e Robert Berishës, me të cilin ka një vajzë, ndërsa Tuna është partnerja e Patrisi Berishës, vëllait të Robertit, me të cilin ka dy djem. Për vite me radhë, janë përfolur tensione dhe mosmarrëveshje në familjen e tyre, shpesh të pasqyruara edhe në deklarata publike.
Një detaj interesant është se, pavarësisht lajmeve për bashkëpunimin e tyre të ri, Tuna dhe Nora në muajin shtator, nuk kishin njëra tjetrën në Instagram, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.Por tani të hysh në listen e miqve të kënëgtareve, ato përcjellin njëra tjetrën.
Në të kaluarën, Robert Berisha ka bërë disa deklarata të hapura kundër Tunës, duke theksuar mosmarrëveshjet familjare, veçanërisht ato që lidhen me nënën e tij. Një ndër deklaratat e tij më të komentuara ishte:
“Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time nuk e shoh kush është. Aty ka qenë një mosmarrëveshje… me u sjell keq me nënën time që ka pas kancer, me krejt ato kimioterapia, nuk ia vlen.”
Pavarësisht këtyre fjalëve të forta, Tuna ka zgjedhur të mos reagojë publikisht.
Bashkëpunimi mes Norës dhe Tunës mbase është një mundësi për të treguar se të dyja kanë zgjedhur anën profesionale, duke lënë pas sfidat personale dhe dramat e së shkuarës./ NO FILT